Kandidati demokrat për Presidenti të SHBA-së, Joe Biden, i ka dëshiruar shërim të shpejtë Presidentit aktual Donald Trump, pasi që konfirmoi se është infektuar me koronavirus bashkë me bashkëshorten e tij.
“Jill dhe unë e kemi në mendje Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Biden.

“Do të vazhdojmë që të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e Presidentit dhe familjes së tij”, transmeton Klan Kosova.
Në debatin e fundit presidencial që pati me Trump, Biden e quajti atë, këlysh, palaço dhe i tha “Mbylle gojën”.





















