Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas lajmit se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania Trump kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.

Me anë të një postimi në Twitter, ai në emër të popullit të Kosovës i ka uruar shërim të shpejtë presidentit amerikan dhe bashkëshortes së tij.


Postimi i plotë i tij:
I mërzitur nga lajmet se Presidentit Donald Trump dhe Melania Trump janë testuar pozitiv për COVID-19. Uroj shërim të shpejtë në emër të popullit të Kosovës, për të dy. Unë kam besim se Trump dhe Melania do ta kapërcejnë këtë sfidë dhe do të shërohen shpejt./InLajmi/



















