Nuk ka mbetur edhe shumë nga fillimi i takimit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, përcjell InLajmi.
Qeveria e Kosovës tashmë ka publikuar fotografi ku shihet se janë nisur drejt Tiranës.
Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimi ndërkaq ka publikuar pamje të tryezës ku do të ulen përfaqësuesit e dy Qeverive.
“Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufi”, shihet të jetë shkruar në mesin e tavolinës së rrumbullakët./InLajmi/