3 nxënës në Komunën e Podujevës kanë dalur pozitiv me koronavirus.
Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Nexhmi Rudari, ushtruesdetyre i kryetarit të Komunës.
Ai theksoi se nxënësit e tjerë të shkollave nuk janë në rrezik për tu prekur me koronavirus pas shfaqjes së këtyre rasteve.
“Këta 3 nxënës që kanë dalë pozitiv kanë qenë pothuajse secili paraprakisht 2 javë në karantinë, ku kemi pritur mos do të shfaqin ndonjë simptomë,dhe pas kryerjes së testit dolën të 3 pozitivë”, tha Rudari.
Ata ishin si të dyshuar për COVID-19 qysh para 2 jave pasi familjarët e tyre kanë dalë pozitivë dhe se nxënësit janë nga shkolla “Naim Frashëri” në qytet dhe shkolla ekonomike “Isa Boletini”, dhe një nxënës tjetër është i fshatit Dumosh, kjo shkollë deri të hënën do të vazhdojë mësimin online.