Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë, ku është njoftuar për kërkesat tyre, raporton InLajmi.
Nga aty, Reçica premtoj plotësim ndryshimin e ligjit për skema pensionale të financuara nga shteti, konkretisht njohjen e stazhit të punës gjatë viteve 1990, të cilët janë dëbuar me dhunë nga puna
“Kur jemi te obligimet si Qeveri, unë në vazhdimësi e shprehi përkushtimin personal që kërkesat e pensionistëve tanë, padrejtësitë që një kohë, e kam fjalën në aspektin ligjor sepse korniza ligjore e cila rregullon të drejtat e pensionistëve tanë është adaptuar kohë më parë dhe rrethanat socio-ekonomike ka ndryshime të mëdha” tha Reçica
Shaban Kajtazi kryetar i Lidhjes së Pensionistëve, tha se çështja e pensionistëve nuk është zgjidhur dhe se po ndihen të diskriminuar
“Uroj ministrin për përkundeshin ndaj pensionistëve të cilët ballafaqohen me brenga të mëdha, si materiale poashtu edhe shëndetësore”
Çështja e pensionistëve ende nuk është zgjidhur. Pensionistët nuk kanë ligj për pensione, pensionistëve po iu shkelen të drejtat. Ata që kanë punuar gjatë okupimit janë duke e gëzuar stazhin e punës, ndërsa të tjerët që ia kanë kthyer shpinën okupimit nuk marrin asnjë pension”, tha ai./InLajmi/