Ka vdekur polici Mehdi Januzaj, nga komuna e Malishevës.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë Lumni Graishta.
Januzaj, ishte polici i parë i infektuar me COVID-19 në Policinë e Kosovës.
Ai e kishte tejkaluar koronavirusin, por që kishte qenë për 4-vjet i sëmurë me kancer në mushkëri.