Shkelzen Gashi, ish-këshilltari i Albin Kurtit, thotë se pavarësisht se çka bën Serbia me kriminelët e saj, Kosova duhet t’i dënojë kryesit e krimeve që e keqpërdorën luftën për liri e pavarësi, pasi pohon se vetëm në këtë mënyrë mbrohen ata, përcjell InLajmi.
Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se karta në dorën tonë duhet të jetë se ndonëse të okupuar dhe viktima, i dënuam krimet e kryera nga individë që keqpërdorën luftën tonë.
Postimi i plotë i tij:
Pavarësisht se ç’bën Sërbia me kriminelët e saj, që kanë kryer krime madje me urdhra të institucioneve shtetërore, ne duhet t’i dënojmë kryesit e krimeve që na e keqpërdorën luftën për liri e pavarësi, sepse kështu e mbrojmë atë.
Karta në dorën tonë duhet të jetë se ndonëse të okupuar dhe viktima, i dënuam krimet e kryera nga individë që keqpërdorën luftën tonë, ndërkohë që Sërbia, megjithëse okupatore e agresore, nuk po i dënon ata që krimet i kryen me urdhra prej institucioneve të saj./InLajmi/