Kosova do të përballet edhe me virusin sezonal dhe eventualisht mund të ketë rritje të numrit të rasteve me koronavirus.
Infektologu, Salih Ahmeti ka shpjeguar se kur vendi mund të llogarisë së e e ka kaluar fazën e parë të koronavirusit.
“Vala e parë llogaritet kur së paku për 28 ditë nuk paraqitet as një rast i ri me Covid 19. Për mua ende jemi në epideminë e virusit por me numër shumë më të vogël të rasteve aktualisht. Ne jemi duke i bërë përgatitjet e nevojshme që ta presim dimrin. Ne aktualisht kemi hapësira të mjaftueshme në Klinikën Infektive. Unë personalisht mendoj që mund të kemi raste gjatë muajit të ardhshëm të vitit, jo ndonjë rritje që kish me na ngulfate por muajt të ftohët, pra sezoni i dimrit mund të sjellë vështirësi”, ka deklaruar Ahmeti për Express.
Ai tutje ka bërë me dije se për momentin në Klinikën Infektive janë të shtrirë 55 pacientë për Covid 19, nga ta 3 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.