Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paraqitur në seancën e parë gjyqësore në Tribunalin Special.
Gjykatësi Nicolas Guilloi tregoi se kishte lëshuar urdhërarrest ndaj Gucatit për akuzat që më pas i lexoi. Ai tregoi se Gucati paraprakisht ka paraqitur 4 kërkesa në Dhomat e Specializuara, të cilat tha se do të trajtohen.
Gucati tha se nuk është informuar paraprakisht se do të arrestohej, ndërsa tha se do të paraqitej vetënë Dhomat e Specializuara po t’i dorëzohej një ftesë.
Nuk jam informuar për arrestimin deri kur ka ardhur Policia e EULEX-it në zyrën time. Kanë mundur të më ftojnë mua apo familjen time. Nuk kanë pasur nevojë të hyjnë në atë formë. Do të isha dorëzuar”, tha Gucati, përcjell Ballkani.
Më parë, ai konfirmoi se fletarresti i është kumtuar në ditën e arrestimit.