Avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi, thotë se pas refuzimit për t’u paraqitur në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë, sot ka pranuar një e-mail prej Gjykatës Speciale, të lëshuar me kërkesë të prokurorit Jack Smith, përcjell InLajmi.
Ai thotë se këto spektakle janë të panevojshme dhe se ende nuk dihet arsyeja se pse u ftuan ai dhe Faton Klinaku nga Specialja.
Gashi u shpreh se ky vendim eshte tentativ per te legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nenkryetarit te OVL te UÇK-se, kjo verteton se publikimi i dokumenteve te deritanishme jane te Gjykates Speciale.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Gjyjata speciale duhet pak te disiplinohet dhe te mos beje spektakle pa nevoje, siç beri me arrestimin e z.Nasim Haradinaj dhe z.Hysni Gucati.
Pas refuzimit te djeshem qe pa ftese, vetem me nje thirrje telefonike, pa dhene sqarime, se per çfare po na ftojne, dhe ne çfare cilesie une dhe z.Klinaku kemi refuzuar qe te shkojme ne zyrat e policise se Eulexit ne Fushe Kosove.
Pas insistimt tim per takim qe me hetues te prokurorise speciale, apo zyrtare te Gjykates Speciale te takohemi ne zyrat e OVL te UÇK-se, apo ne zyren time, dhe pas refuzimit te tyre sot kam pranuar nje email nga gjyqtari i Gjykates Speciale z. Nikollas Guillou i leshuar me kerkese te prokurorit Jack Smith me te cilin :
– Më eshte urdheruar, si perfaqesues i organizates te veteraneve te UÇK-se, per vendimin te dates 25 Shtator 2020, ku kerkon nga OVL-UÇK te informoj Zyren e Prokurorit te Specializuar nese merr ndonje informacion konfidencial ose jopublik te TFHS-se, ZPS-se ose Dhomave te Specializuara dhe te mos shperndaje asnje prej ketyre materialeve konfidenciale.
Ky vendim eshte tentativ per te legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nenkryetarit te OVL te UÇK-se, kjo verteton se publikimi i dokumenteve te deritanishme jane te Gjykates Speciale.
Gucati dhe z.Haradinaj jane arrestuar me daten 25 shtator 2020,ndersa Gjykata Speciale ka mandat vetem per krimet e luftes dhe krime te tjera periudhen kohore 1998 – 2000.
Me qene se vendimi eshte i dates 25 shtator 2020, ndersa arrestimet jane kryer me 25 shtator.Mbajtja e Nasim Haradinaj dhe z.Gucati eshte e kunderligjshme dhe ata duhet te lirohen menjehere.
Deri me 25 shtator publikimi i dokumenteve nga OVL -UÇK nuk mund te konsiderohet i jashtligjshem./InLajmi/