Aksioni i Policisë së Kosovës në fshtrat e Kamenicës është duke vazhduar ende.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe zyrtarë të Njësisë Speciale për të asistuar në rast se ka nevojë.
Express raportoi më herët se Policia po konfiskon edhe lopë në ato fshatra.
Aksionin në Karaçevë dhe rajonet e tjera të Kosovës e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit, përmes një komunikate drejtuar mediave.