Anëtarja e Kryesisëtë VV-së, Albulena Haxhiu, para mediave tha se nuk i kanë bërë ftesë Vjosa Osmanit që t’u bashkohet në subjektin e tyre politik, përcjell InLajmi.
Haxhiu ka thënë se ata i respektojnë qëndrimet e Vjosa Osmanit, të cilat i ka shprehur publikisht.
“Sa i përket ftesës për zonjën Osmani, natyrisht që nuk i kemi bërë ftesë që të vijë në Lëvizjen Vetëvendosje. Ne respektojmë qëndrimet publike të zonjës Osmani. Ato ka kohë që i thotë ato publikisht dhe nuk ka diçka të re në këtë drejtim”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka përmendur edhe raportet e mira që i kanë zyrtarët e LVV-së me kryetaren e Kuvendit/InLajmi/