1 tetor 1880 – Fabrika e parë e llambave elektrike u hap nga Thomas Edison.
1 tetor 1939 – Pas rrethimit që zgjati 1 muaj forcat naziste hynë në kryeqytetin Varshavë të Polonisë.
1 tetor 1946 – Në proceset gjyqësore të mbajtur në Nuremberg të Gjermanisë 12 liderë nazist dënohen me vdekje, ndërsa Rudolf Hess me burgim të përjetshëm.
1 tetor 1960 – Në Qipro, e cila shpalli pavarësinë nga Anglia, me pjesëmarrjen e turqve dhe grekëve u themelua një shtet i ri mbi parimin e partneritetit.
1 tetor 1977 – Futbollisti i famshëm botëror nga Brazili, Pele, e lë futbollin. Në 1 mijë e 363 ndeshje që luajti ai shënoi 1 mijë e 281 gola.
1 tetor 1992 – Terroristët e PKK-së, të cilët sulmuan fshatin Cevizdali të Bitlisit, vranë 37 persona në mesin e të cilëve gra e fëmijë, ndërsa plagosën 20 të tjerë.
1 tetor 1995 – Në tërmetin e fuqisë 6,1 ballë që tronditi nënprefekturën Dinar të Afyonit, humbën jetën 90, ndërsa u plagosën 250 persona. Nga tërmeti u dëmtuan mbi 14 mijë godina me në krye godinat publike.
1 tetor 1998 – Pas komandantit të forcave tokësore gjeneralarmate Atila Ates edhe Kryeministri i Mesut Yilmaz e paralajmëroi Sirinë, e cila mbështeste organizatën terroriste PKK. Në fjalën e hapjes së vitit të ri legjislativ të mbajtur në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, Presidenti Suleyman Demirel tha se “durimit tonë po i vjen fundi”. Pas kësaj filli procesi i largimit të liderit të PKK-së, Abdullah Ocalan nga Siria.
1 tetor 1999 – Mes Rusisë dhe çeçenëve filloi Lufta e Dytë e Çeçenisë.