Ylli i Paris-Saint Germain, Mbappe pritet të largohet nga Franca sezonin tjetër, ku ky lajm ka alarmuar ekipe si Real Madrid, Liverpool e Manchester City.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, krerët e Liverpoolit ende nuk kanë shprehur ndonjë interesim konkret për mundësinë e nënshkrimit me Mbappen, përcjell Gazeta Metro.
“Për momentin, nuk ka pasur kontakte mes Liverpoolit dhe PSG për të siguruar blerjen e Mbappes verën tjetër. Duhet të presim disa javë që ta kuptojmë situatën. Liverpooli ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare dhe si duket nuk janë duke punuar drejt pistës Mbappe”, tha Romano për “Oddschecker”.