Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Urdhrin “Hero i Kosovës”, bashkëluftëtarët e çetave kryengritëse, Hamit dhe Halim Ngucati, përcjell InLajmi.
Thaçi shkruan se sikurse gjithë kombi, pasardhësit e bashkëluftëtarëve duhet të jenë krenarë me të kaluarën shqiptare.
Postimi i plotë i tij:
”Me Urdhrin Hero i Kosovës, për kontributin e dhënë në periudhën midis dy luftërave botërore, dekorova bashkëluftëtarët e çetave kryengritëse, Hamit dhe Halim Ngucati. Pasardhësit e bashkëluftëtarëve të Shotë dhe Azem Galicës, Sadik Ramës etj., si gjithë kombi, duhet të jenë krenarë me të kaluarën tonë të lavdishme”/InLajmi/