Një shtetas i Shqipërisë derisa ishte duke punuar në jë shtëpi private është rrëzuar, dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore, përcjell InLajmi.
Policia njofton se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Fsh. Isniq, Deçan 29.09.2020 – 11:00. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore.
Viktimës ndihma e parë mjekësore iu ka dhëne në Spitalin Rajonal në Pejë, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunal, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion./InLajmi/