Ish-deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka deklaruar se ka hapur rast kundër avokatit Tomë Gashi. Kjo për shkak të publikimit të një dokumenti nga Gashi, me të cilin pretendonte se Zeka ka dëshmuar në Gjykatën Speciale. Zeka ka akuza të tjerë për Gashin. Thotë se në një bisedë që ka pasur me Presidentin Thaçi, ky i fundit ka thënë se e ka larguar Gashin nga pozita e këshilltarit juridik, pasi e ka kuptuar se është bashkëpunëtor i Serbisë.
Zeka ka deklaruar se ka hapur rast ndaj Gashit, për shkak të postimit të cilin ky i fundit e ka shpërndarë në Facebook.
“Dje i kam hapur rast Tomë Gashit. Pesë orë kam qenë në Polici. Rastin e kam hapë për shkak të shkrimit që e ka bërë Tomë Gashi ndaj meje. Ajo s’ka qenë dëshmi, por ka qenë fjalë mbrojtëse. Tomë Gashi më nxjerr mua si dëshmitar të Gjykatës Speciale”, ka thënë Zeka për Express.
Zeka ka thënë se Gashi e quan “znaqkë”, duke iu referuar fjalëve të Kadri Veselit.






















