Avokati Tomë Gashi ka sqaruar se nuk ka pranuar ftesë me shkrim nga Prokuroria Speciale në hagë dhe se refuzon të shkoj kudo që ftohet pa pasur një ftesë zyrtare, përcjell InLajmi.
Gashi thotë se është ftuar nga një person i panjohur i prezantuar si hetues nga Prokuroria Speciale, por nuk ka marrë ftesë me shkrim.
Avokati sqaron se edhe në të kaluarën ka refuzuar tu përgjigjet thirrjeve të kësaj gjykate, të cilat janë bërë përmes rrjeteve sociale, duke u shprehur se pa ftesë nuk shkohet as në dasmë.
Postimi i plotë i tij:
Une kam pranuar thirrje telefonike nga nje person dhe numer i pa njohur i cili eshte prezantuar si hetues nga Prokuroria Speciale.
Nuk kam marr ftese me shkrim.
Ai ka kerkuar qe une te shkoj se bashku me Faton Klinakun ne zyret e Eulex-it. ne Fushe Kosove aty ku jan intervistuar pjestaret e UÇK-se.
Une kam refuzuar te shkoj te ata dhe posaqerisht qe te shkoi me zotin Faton Klinaku pa ftese te shkruar.
Si tani edhe ne te kaluaren kam refuzuar thirrje nga Gjykata Speciale permes viber whats up apo qfardo rrjeti social kur kan bere ftesa per klient te mi.
Nuk ka praktika juridike ne bote qe ftohen ne gjykata pa ftesa.
As ne darsem nuk shkon njeri pa ftese. /InLajmi/