Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashi e ka publikuar një fotografi me nënkryetarin e kësaj organizate, Nasim Haradinaj i cili u arrestua javën e kaluar. Mbi Haradinajn rëndojnë një sërë akuzash, përkatësisht ajo e “frikësimit të dëshmitarëve”, “hakmarrje” dhe “shkelje të fshehtësisë së procedurës”.
Avokati Gashi ka publikuar një fotografi ku ka shkruar: F**k Gjykatën Speciale të Serbisë
Gashi deklaroi sot se e ka thirrur dikush, i cili është paraqitur si zyrtar dhe ka kërkuar nga ai që së bashku me Klinakun të shkojnë në Policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë, për dorëzimin e dokumentacioneve të caktuara.
Por, Gashi tha se u ka kërkuara atyre që të shkojnë në objektin e organizatës së veteranëve, por të njëjtit kanë refuzuar, pasi sipas tij, ishin të frikësuar nga mediat, shkruan Reporteri