Vogëlushja Adisa Cacaj është diagnostifikuar me leokemi akute, dhe ka nevojë ta ndihmojmë për shërim jashtë vendit, përcjell InLajmi.
Shuma që kërkohet për shërim është 200 mijë euro, shumë kjo që për familjen e saj është e pa përballueshme,
Të gjithë ata persona që kanë mundësi ta ndihmojnë Adisen të kontribojnë në llogarinë e shënuar poshtë në fotografi.
Ta ndihmojmë Adisën sot që nesër të na kthehet shëndosh e mirë! /InLajmi/