Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, i ka dhënë Barcelonën kohë deri të premten ta kompletojë transferimin e Memphis Depay.
Përfaqësuesi i Holandës është njëri prej sulmuesve në listën e ngushtë të Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar, i cili mbyllet të hënën, më 5 tetor, përcjell metro.
Ai është dëshirë e trajnerit të ri të Barçës Ronaldo Koeman, nën urdhrat e të cilit ka luajtur deri vonë në ekipin kombëtar holandez.