Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se fermerët që protestuan para Qeverisë së Kosovës, janë dënuar me nga 200 euro për mos respektim të distancës, përcjell InLajmi.
Ai me anë të një postimi në Fcebook këtë e ka quajtur të turpshme, duke e kritikuar kryeministrin Hoti se po ua kthen për të keq, fermerëve që i shkuan në mbledhje për t’i qarë hallet.
Postimi i plotë i tij:
E turpshme!
Përfaqësuesit e fermerëve, pas takimit me kryeministrin, ndalohen nga policia dhe gjobiten me nga 200 euro, gjoja për mosrespektim të distancës gjatë protestës.

Hoti, a jeni kryeministër edhe i këtyre fermerëve? Ata erdhën për të gjetur përkrahjen tuaj karshi halleve të tyre, ndërsa u kthyen të gjobitur!/InLajmi/