I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar 2 vjetorin e protestës më të madhe siç e quajti ai të Kosovës që nga koha e pasluftës, përcjell InLajmi.
Kurti ka thënë se i gjithë vendi në atë kohë po jehonte “Një populli s’i nënshtrohet një njeriu”, dhe se ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova
Postimi i plotë i tij:
Dy vjet u bënë sot nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraničenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm”.Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova. /InLajmi/