Nënkryetari i OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj, para Gjykatës Speciale ka thënë se nuk e njoh këtë Gjykatë sepse asaj i ka skaduar mandati më 2 gusht, përcjell InLajmi.
Ai ishte pyetur nëse do që ta ngrejë ndonjë çështje.
“Jam padrejtësisht këtu, keni shkelur Kushtetutën e vendit tim”, ka thënë Haradinaj.
Kësaj deklarate, gjyqtari i është përgjigjur se do të ketë kohë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur të gjitha çështje të ngritura.
Lidhur me paraburgimin e tij, gjyqtari ka thënë se pret që prokuroria të dorëzojë aktakuzën sa më shpejt të jetë e mundur./InLajmi/