Kreu i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, është paraqitur sot para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë, ku ka dëshmuar para prokurorëve, përcjell InLajmi.
Prokurori i Speciales ka thënë se Haradinaj u arrestua pasi vuri dokumente konfidenciale të Dhomës së Specializuar para mediave, me ç’rast dha të dhëna për dëshmitarët e mundshëm duke i ekspozuar ato.
“Është përgjegjës penalisht për këto vepra: frikësim, hakmarrje dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës”, ka bërë të ditur gjatë seancës gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou.
Prokurori tha se arrestimi i Haradinajt ishte i domosdoshëm pasi ekziston rreziku i arratisjes, dhe motivi për të penguar hetimet ose për përsëritje të veprës penale./InLajmi/
















