Derisa në Hagë është mbajtur seanca ndaj Nasim Haradinaj, i cili ka dëshmuar para gjyqtarëve, kanë reaguar kolegët e tij nga OVL-UÇK, përcjell InLajmi.
Gjatë paraqitjes së tij, Haradinaj i tha prokurores dhe Gjykatësit se ai nuk e njeh Gjykatën Speciale, kurse avokati i tij kërkoi që ai menjëherë të lirohet nga paraburgimi.
E nënkryetari i OVL-UÇK-së, Faton Kliniku në rrjetin social Facebook, ka shkruar vetëm “Të lumtë Nasim Haradinaj”.
Theksojmë se seanca e sotme në Gjykatën Speciale ka qenë vetëm seancë informuese./InLajmi/