Të gjithë ata persona që kanë regjistruar patentë shoferin dhe presin të testohen nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë tash e sa muaj.
Kandidatët për patentë shofer nuk mund të hynë në test praktik.
Kjo për arsye që personat që i testojnë apo ekzaminerët janë pa kontrata pune, shkruan Ballkani.info
Përderisa kandidatët e Autoshkollat kanë ankesa, në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se po punohet në këtë drejtim.