Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj arrestimeve të krerëve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Nitaj ka thënë se operacioni policor në zyrat e OVL të UÇK-së ka mundur të kishte qenë shumë më civil.
“E pajustifikueshme, bile bile edhe poshtëruese mënyra se si është kryer operacioni policor ne zyrat e OVL te UCK! Ka mundur të kishte qenë shumë më civil”, ka shkruar Nitaj.
Sipas tij, pyetja njëmiliondollarëshe është nëse egziston dikush nga Prokuroria Speciale i përfshirë në skandalin e dosjeve.
“Pyetja njëmiliondollarëshe tani është nëse ekziston dikush nga Prokuria Speciale që është përfshirë në skandalin e dosjeve!”, është shprehur Nitaj.
Nitaj ka thënë se fajtori kryesor pse kanë rrjedh këto dosje nuk është në Prishtinë./InLajmi/