Valbon Krasniqi, U.D i drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, ka thënë që situata me pandeminë, gjatë javëve të fundit është normalizuar.
“Jemi dëshmitar që këto 3 javët e fundit në Kosovë, kemi numër më të vogël të rasteve të të infektuarve; poashtu, kemi edhe numër të vogël të pacientëve që janë të shtrirë nëpër spitalet e përgjithshme edhe në klinikat e QKUK-së në Prishtinë”.
Krasniqi në Klan Kosova, ka thënë që për këtë arsye nga sot janë rikthyer shërbimet shëndetësore.
Duke parë këtë trend pozitiv, sa i përket epidemisë në vendin tonë, ne menduam që tani kemi momentin e favorshëm që të rikthejmë shërbimet shëndetësore, të cilat i kanë munguar për një kohë të gjatë qytetarëve tonë”.