Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shkëlzen Jetishi sot ka pasur një arsye më shumë për të festuar.
Kjo pasi vajza e tij e ka festuar ditëlindjen dhe nuk ka munguar urimi publik i të atit. Xeni ka zgjedhur llogarinë e tij në Instagram për ta uruar atë.
“Urime zemra babit ditelindjen ”, ka shkruar këngëtari pranë fotografisë. Pranë postimit ai ka pranuar edhe komente të shumta, aty ku edhe ka pranuar urime nga kolegë, miq e fansa.
Kujtojmë projektin e fundit muzikor të Shkelzen Jetishit- Xenit është “Infermieres sime”, kushtuar infermiereve në shenjë falënderimi për punën e tyre.