Në Ditën Botërore të Lumenjve, në Prizren u diskutua mbi mbrojtjen e lumenjve nga dëmi që po u shkaktohet nga ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë, si dhe për problematikat e lumit Lumbardhi të Prizrenit, të organizuar nga organizatat jo qeveritare X40 dhe KCSF.
Nё diskutime morën pjesë, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, deputetë të shumtë, përfaqësues të institucioneve publike, aktivistëve tё shoqërisë civile, e nismave qytetare, si dhe shumë qytetarë.
Fillimisht u diskutua për dëmtimin e lumenjve nga hidrocentralet në Kosovë ndërsa më pas edhe për problematikat e lumit Lumbardhi të Prizrenit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani theksoi se ne besojmë plotësisht në mbrojtjen e lumenjve, por edhe florës dhe faunës në to, e cila është edhe mbrojtur dhe e traditës së qytetarëve që jetojnë rreth tyre, është mbrojtje e jetës dhe shëndetit tonë, përcjell Indeksonline.
Pa dyshim jemi për një Kosovë të zhvilluar dhe energjia e gjelbërit është e ardhmja, por njëkohësisht jemi të vetëdijshëm se çdo investim mund të bëhet në harmoni me natyrën dhe duhet të bëhet domosdo në përputhje dhe duke respektuar standardet, ligjet dhe praktikat më të mira për mbrojtjen e mjedisit”, theksoi Osmani