Reperi shumë i famshëm dhe i zhurmshëm shqiptar Fero ka thënë se ka hequr dorë nga muzika.
Fero ditë më parë mbylli rrjetet sociale duke hapur panik tek fansat e tij, e sot për Insajderi.org, ka dhënë një deklaratë akoma më shokuese.
I pyetur se pse e ka mbyllur Instagramin, reperi ka thënë: “Jam larguar nga rrjetet sociale sepse kam të heq dorë nga muzika”.
Reperi nuk ka dhënë përgjigje nëse është larguar nga muzika përkohësisht apo përgjithmonë, e as nuk dha arsyet se pse e ka marrë këtë vendim.