Një person deri sa ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, ka rënë në një kontakt me elektricitetin dhe është lënduar, përcjell InLajmi.
Në vendin e ngjarjes ka dalë emergjenca dhe i ka dhënë ndihmë mjekësore e më pas e ka transportuar në spitalin rajonal.
Sipas mjekëve viktima ka lëndime të lehta dhe pas tretmanit lirohet për në shtëpi, njofton raporti 24-orësh i policisë.
Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, rreth orës 16:30./InLajmi/