KB Rahoveci ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me kapitenin, Bardh Rexhën, edhe për sezonin e ri të garave, përcjell InLajmi.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi rahovecian ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Bardh Rexhën, i cili është produkt i klubit nga Rahoveci.
“Kapiteni Bardh Rexha do të jetë pjesë e jona në edicionin e ri të garave, me shpresën më të madhe se do t’i arrijmë objektivat e vëna. Bardhi, është treguesi më i qartë i asaj se ne synojmë që të ndërtojmë të ardhmen me një bazë të fortë, ku fjalën kryesore do ta ketë akademia e klubit. Me përvojën e së shkuarës e me forcën e së tashmes, për ta ndritur të ardhmen” – thuhet në njoftimin e klubit./InLajmi/