Gjatë 24 orëve të fundit në mesin e 47 rasteve pozitive me COVID-19 janë edhe tre mësimdhënës nga komuna e Suharekës.
Kryetari i komunës, Bali Muharremaj është pro vazhdimit të mësimit.
Muharremaj për klankosova.tv tregoi se do të dërgojë kërkesë në Ministrin e Arsimit për përshpejtim të procedurës rreth zëvendësimit të mësimdhënësve që janë infektuar.
“Nesër në ora 8:15 kam takim me task forcën e komunës ku do të diskutojmë rreth kësaj çështje. Në lidhje me rastin e infektimit të mësimdhënësve do të mundohemi të zgjidhim këtë çështje bashkë me MASH-in për përshpejtimin e punës së zëvendësimit të mësimdhënësve meqë kemi mësimdhënës që janë në listën e pritjes”.
“Unë jam i mendimit që të vazhdojë mësimi nëpër klasa dhe jo online”, deklaroi Muharremaj.