Sipas tij, kjo masakër hyn në mesin e rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë që i bëri mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar.
Kypostimi i plotë i tij:
“Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm”. /InLajmi/