Genc Prelvukaj ka publikuar një projekt të ri muzikor më ndryshe nga secili që ka sjellur deri më tani.
Këngëtari i mirënjohur ka lansuar këngën me titull “Bekim”, e që është dedikimi Bekim Berishës dhe gjithë ushtarëve të rënë për çlirimin e Kosovës.
“Kjo kënge i dedikohet Bekim Berishes dhe te gjithë ushtareve te rene për çlirimin e Kosovës.
Jam munduar të transmetoj emocionin më të madh por për veprën e tij fjalët janë të mangëta çdoherë”, shkruan Genci.
Projekti u publikua vetëm në verisonin audio dhe është pjesë e albumit të tij “Gentivs II”.