Qytetarë të shumtë të grumbulluar para selisë së OVL të UÇK-së janë përleshur me pjesëtarët e Policisë së EULEX-it, përcjell InLajmi.
Ata po protestojnë pas arrestimit të kreut të OVL-UÇK, Hysni Gucati nga ana e EULEX-it, i cili po vazhdon bastisjet në zyret e kësaj organizate,
Protestuesit janë përleshur edhe me Policinë e EULEX-it derisa disa prej tyre kanë gjuajtur shishe në drejtim të tyre.
Pas tensioneve policët e Kosovës kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën duke krijuar një kordon para protestuesve./InLajmi/