Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar unanimisht me 93 vota amendamentin Kushtetues nr. 26 ku përfshihet Konventa e Stambollit brenda Kushtetutës së Kosovës, përcjell InLajmi.
Ky votim u shoqërua me duartrokitje të të zgjedhurve të popullit.
“Konstatoj së me 93 vota për, përfshirë 17 vota të deputeteve që nuk janë shumicë, me zero vota kundër dhe zero abstenime miratohet unanimisht amendamenti nr.26 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Absolutisht e meriton një duartrokitje”, tha Osmani./InLajmi/