Veteranët e UÇK-së që janë mbledhur para zyrave të OVL-së janë duke protestuar pas nxjerrjes së kryetarit të tyre, Hyseni Gucati, të prangosur nga policia e EULEX-it raporton InLajmi.
Aty është parë një grumbull i veteranëve teksa kanë fishkëllyen dhe bërtitur në drejtim të zyrtarëve policorë, që e kanë shoqëruar Gucatin për në veturën e EULEX-it disa minuta më parë.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së është arrestuar brenda zyrave të Organizatës.
Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyra e tij, prej forcave të shumta të policisë së EULEX-it./InLajmi/