Policë të armatosur të EULEX-it janë parë teksa kanë hyrë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtrare të Kosovës, ku priten arrestime të reja.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur edhe arrestimi i parë nga Gjykata Speciale, përcjell Reporteri.
Salih Mustafa është i arrestuari i parë i Speciales nën pretendimin se i njëjti ka kryer krime lufte.