Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku para gazetarëve ka thënë se pjesëtarët e EULEX-it janë duke kryer bastisje në zyret e kësaj organizate, raporton InLajmi.
Klinaku ka shtuar se nëse shteti i Kosovës nuk merr masa, atëherë do të detyrohen siç tha ai “të luftojnë sikurse me Jugosllavinë”.
“Isha në zyre, këta zotëri nuk prezantuan letër për bastisje. Nëse shteti jonë nuk merr masa ndaj këtyre krimineleve, do të na duhet të luftojmë sikurse me Jugosllavinë”, tha Klinaku.
Ai tha se isha duke pirë kafe te Xhavit Jashari dhe i tërë korridori është i mbushur me policë të EULEX-it, dhe se po kontrollojnë tërë objektin.
“Janë duke e kontrolluar të gjithë objektin. Për Gjykatën Speciale ne nuk japim përgjegjësi, sepse këta vetë janë duke i bërë këto skandale”, tha Faton Klinaku./InLajmi/

















