Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka thënë se takimi i radhës në nivelin e ekspertëve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet të hënën e 28 shtatorit.
Stano ka deklaruar se nuk kanë dhënë ndonjë datë të caktuar se kur do të ketë takim të nivelit të lartë gjatë fundit të këtij muaji.
Zëdhënsi i BE-së ka konfirmuar se takimi në nivelin e ekspertëve do të vazhdojë të hënën, ku nuk do të diskutohet çështja e Asociacionit, raporton Gazeta Express.
“Dialogu do të vazhdojë, disktutimet të hënën do të jenë për pretendimet e përbashkëta financiare ndërkaq diskutimet për Asociacionin nuk do të ketë në këtë takim pasiqë njëra palë nuk është e gatshme të flas ende. Ta kemi të qartë, kjo çështje duhet të adresohet si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ashtu siç është dakorduar në takimin e nivelit të lartë në korrik”, ka thënë ai.