Të paktën 20 njerëz kanë vdekur në një përplasje aeroplani ushtarak në Ukrainë, ka konfirmuar ministria e brendshme e vendit.
Sipas Euronews, dy persona të tjerë janë plagosur dhe dy të tjerë janë ende të pagjetur, transmeton Telegrafi.
Siç bëhet e ditur, 24 personat në bordin e avionit ishin pilotë ushtarakë dhe kadetë të Universitetit të Forcave Ajrore Kozhedub.
Rrëzimi ndodhi rreth orës 20:50 me kohën lokale (19:50 CET) afër qytetit lindor të Chuhuyiv, rreth dy kilometra larg një aeroporti ushtarak.
https://twitter.com/i/status/1309563039386087432