Për herë të parē nē vend, filloi kujdesi GERIATRIK për të moshuarit që nuk kanë mundësi tĕ marrin shërbime në Institucionet Shĕndetësore, raporton InLajmi.
Ne Qendrën kryesore të Mjeksisë Familjare në Prizren, pos kujdesit Paliativ që filloi muaj më parë, ku qytetarëve me sëmundje në fazën terminale, u ofrohen shërbime mjekësore në shtëpi, nga sot, për herë të parë në Kosovë, komuna e Prizrenit filloi edhe ofrimin e shërbimit Geriatrik për të moshuarit që jetojnë vetëm, e që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, por nuk kanë mundësi fizike të marrin shërbime në 46 QMF-të, që funksionojne në komunën e Prizrenit.
“Nga sot, ky shërbim nga një ekip i trajnuar dhe profesional i QKMF-së, do t’ju ofroj pērkujdesje 50 qytetarëve tē moshuar, me sëmundje të ndryshme, data bazĕn e të cilëve e kanë bërĕ aktivistët e Karitasit. Mirëpo mendojmë se numri i tĕ moshuarve që jetojnë vetēm, e që kanë nevojë për këtë lloj shërbimi shēndetĕsor ështĕ më i madh. Në kuadër të këtij shërbimi do të angazhohemi edhe për sigurimin e barnave për të moshuarit si dhe të ushqimit në bashkëpunim me institucionet për përkujdesje sociale”, tha për
InLajmin Dr. Xhevat Elezkurtaj drejtor në QKMF.
Ai shtoi se shërbimi Geriatrik, është vazhdimësi i shumĕ projekteve tona, të cilat i kemi realizuar dhe po i realizojmë në mbështetje tē Drejtorisë sĕ Shëndetësise dhe kryetarit Mytaher Haskuka, gjithnjë në shërbim tĕ kujdesit parĕsor shëndetĕsor tĕ qytetarĕve në komunën e Prizrenit”.
Në përurimin e kĕtij shërbimi, ishin prezent edhe Mutaher Haskuka kryetar dhe drejtoresha e Shĕndetësisë në Prizren, Dr. Narqize Arënliu-Hoxha.
“Jetësimi i këtij projekti, që pĕr herë të parë po ndodhĕ në vendin tonë, ka rēndësi tĕ madhe ngase i dedikohet të moshuarve të cilët nuk kanë mundësi fizike qĕ t’i marrin shërbimet mjekësore në institucionet shëndetësore, dhe se shërbimi në fjalë, i tejkalon zotimet tona, për shërbime efikase mjekësore ndaj qytetarëve në nevojë”, u shpreh kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, për InLajmin.
Ndërkaq nga drejtoresha e Shëndetësisë, Dr. Narqize Arënliu- Hoxha, mësuam se ky shërbim është paraparë të realizohet për një periudhë dyvjeçare me mundësi të vazhdimit, dhe se 3 infermierë, një punëtore sanitare dhe mjeku, qytetarëve në moshë, do të ofrojnë shërbime të ndryshme mjekësore siç janë, matja e tensionit arterial dhe paramasave të tjera vitale, vendosja apo heqja e kateterit urinar, dhënia e terapisë orale, si dhe shërbime të tjera, për çka edhe janë ndarë 16 mijë euro nga buxheti i këtij dikasteri. Osman Goranci/InLajmi/