Një 71-vjeçar, i identifikuar si Lefter Zhidru është ekzekutuar nga forcat RENEA, pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve të Policisë nga ballkoni i banesës së tij pas një sherri me ish-gruan.
Më shumë se katër orë ka qëndruar i ngujuar brenda shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij, por që 71-vjeçari ka rezistuar dhe nuk është dorëzuar, ndërkohë që vazhdimisht ka shtënë në drejtim të policisë̈ dhe kjo ka bërë që forcat RENEA të ndërhyjnë dhe ta ekzekutojnë.̈
Të shtënat me kallashnikov në Elbasan i ka dëgjuar edhe ish-ministri i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto. Në një intervistë për Report Tv, ai është shprehur se ka dëgjuar të shtënat pasi ka qenë pranë vendngjarjes, ndërsa ka shtruar se kjo është një ngjarje e rëndë.