Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, është pritur në takim mëngjesin e së ejntës nga kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përcjell InLajmi.
Dumoshi me këtë rast tha se kjo komunë do të trajtohet në mënyrë meritore si në fushën kulturore e sidomos atë sportive.
Madje ajo është zotuar se ky qytet do të bëhet me stadium të ri të futbollit sipas standardeve të UEFA-s e FIFA-s./InLajmi/