Pak javë pasi u fut në fuqi sërish, dita e diel është kthyer në ditë pune në Mitrovicë.
18 asamblistë të Kuvendit Komunal të Mitrovicës kanë vendosur që ta kthejnë të dielën në ditë pune.
Kjo çështje u hodh në votim si propozim i kryesuesit Safet Kamberi, i cili mori përkrahjen e opozitës.
VV-ja ishte kundër, duke thënë se po shkelën të drejtat e punëtorëve dhe po favorizohen bizneset e mëdha, raporton “Jepi zë”.
Sidoqoftë, ditën e diel qytetarët e Mitrovicës derdhnin paratë në veri, Vushtrri e qytete të tjera për shkak se bizneset e Mitrovicës nuk punonin.