Policia e Kosovës njofton se pas aktiviteteve të incizimit me dron të terrenit të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, është bërë vlerësimi dhe identifikimi i vendit, ndërsa sot nga ora 06:00 e mëngjesit në vendin e quajtur UJZE- Rripe e vogël janë zbuluar gjashtë plantacione me bimë të dyshuara narkotike si Canabis Stativa (Marihuanë), konkretisht 1270 bimë narkotike me gjatësi nga 1.50 deri ne 3 metra.
Nga vendi i ngjarjes është njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia anti-drogë në Gjakovë, dhe me urdhër të prokurorit të gjitha bimët narkotike janë shkatërruar (djegur) në vendin e ngjarjes./InLajmi/