Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rakiqi ka dhënë detaje rreth takimit të djeshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur në rezidencën e ambasadorit amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.
Rukiqi ka konfirmuar se delegacioni nga SHBA-ja i ka kërkuar atij që t’i bashkëngjitet amerikanëve për ta diskutuar rreth projekteve të rëndësi ekonomike për regjionin.
I kemi trajtuar barrierat që ekzistojnë në mes të dy vendeve në kuptim të këmbimeve tregtare e kështu me radhë. Fokusi i diskutimeve tona kanë qenë që të dyja vendet me përfituar më shumë për projektet, strukturën e tyre, financimin. Unë kam dhënë propozimet e mija sa i përket projekteve që janë me rëndësi vitale për Kosovën”, ka thënë kryetari i OEK, për Indeksonline.
Ndër të tjera, Rukiqi ka përmendur tri projektet madhore, të cilat, sipas tij, do të realizohen shumë shpejt.